Evente dhe aktivitete

AKTIVITETE DHE EVENTE

EVENT

STEM FOR A BETTER LIFE

Webinarin me TEME: “Vështrim i përgjithshem mbi fëmijet me nevoja Speciale.”

“LUNAH QENDER EDUKIMI” OJF organizoi më datë 16 Mars, 2024, Webinarin me TEME: “Vështrim i përgjithshem mbi fëmijet me nevoja Speciale.” OBJEKTIVI: Në mbështetje të prindërve dhe mësuesve me fëmijë me nevoja Speciale, Folese: Suzana Mico International teacher Ka mbaruar studimet në Gjuhë- Letërsi, Ka kryer Master në“ Perkatesi gjinore dhe zhvillim” (Gender & Development)

Dedikuar Grua’s

Ftojmë vajza dhe gra të na bashkohen në këtë event! Me një panel gra dhe vajza të cilat do ti japin histori dhe zë gruas…

Te interesuarit plotesojne kete link për t’u bashkuar!

https://forms.gle/YM4bqR2KFT91DRsu7

Detajet e linkut të Zoom, do të ndahen në kontaktet tuaja personale!

Me MIRELA LAZIMI

Mësuese e Historisë në Gjimnaz dhe me një eksperiencë si lektore në Unviersitet, ajo vjen për ta sjellë bukur Historinë, ku brenda saj ka një grua e cila i ka lënë gjurmë historisë. Për ata që e duan dhe s’e duan historinë, Mirela vjen në një fjalim të shkurtër të saj.


Dhurata Cuka

Ambasadore e rrjetit eTwinning

Mësuese e Arsimit Fillor

Me një eksperiencë disavjecare në projekte të ndryshme në edukim si dhe me vlerësime Kombëtare dhe Ndërkombëtare, Dhurata ka përfaqësuar denjësisht me punën e saj në edukim në lidhje me teknikat dhe metodologjitë bashkohore.

Ajo vjen sot, në një rrëfim të saj, me në fokus Edukimin,


N/Komisare Alketa Selimaj

Specialist Hetimit te Krimeve D.V.K.M Port Durres

Ajo vjen sot, në një rrëfim të saj, me në fokus Ligjin,

“Gruaja, fuqi dhe guxim në shërbim të drejtësisë.”


Mirela Gjoka

Ekonomiste

Koordinatore në Dhomën e Biznesit të Diasporës Shqiptare. Administratore dhe zotëruese në kompaninë Europa Sped.

Me një kontribut të vyer edhe në fushën e mesimdhënies dhe përkthimit. Znj. Mirela, paraqet një angazhim të përkushtuar në të gjitha aspektet e punës së saj.

Në mënyrë të veçantë, ajo vlerëson thellësisht cilësitë dhe vlerat njerëzore.

“Nuk ka forcë më të fuqishme se një grua e vendosur të ngjitet”


VALBONA XHANI

MESUESE HISTORIE

Me një përvojë disavjeçare në edukim, si mësuese e Historisë, shoqëruar me rolin e koordinatores në senatin e të rinjve, ajo vjen me një zë të gruas në Politikë.

” Gruaja në politikë: Zëri i ndryshimit, shpirti i përfaqësimit.”


Ejona Kaltani

Mësuese e Edukimit Fizik,

Trajnere me eksperiencë disavjecare dhe aktive në aktivitete me në fokus Edukimin Fizik.

“Gruaja në sport shfaq fuqinë e saj jo vetëm në trup, por edhe në zemër.”

ERVINA GARO

GAZETARE

Me një përvojë disavjeçare në edukim, karriera e saj kaloi në gazetari, në median vizive dhe shtypin e shkruar.

Një profesion që shndërrohet në misionin. Prej 10 vitesh në terren për të sjellë, jo vetëm informacion, por edhe problematikat e jetës së përditshme të familjeve shqiptare, ku vajzat dhe gratë jo rrallë janë kryefjala.


Mirela Mema

Psikologe shkollore

“Fuqia e një gruaje nuk është vetëm në aftësinë për të përballuar sfidat, por edhe në aftësinë për të gjetur forcën brenda vetes për të shfaqur rezilienca dhe për të përparuar në rrugën drejt arritjes së qëllimeve të saj personale.”

SUZANA MICO

International teacher

Ka mbaruar studimet në Gjuhë- Letërsi,

Master në“ Perkatesi gjinore dhe zhvillim” (Gender & Development)

Mesuese me një eksperiencë 30 vjecare. Aktualisht ndihmën e saj në Edukim e ka zhvilluar përtej Shqipërisë, në Angli.