Objekti i veprimtarisë
Në mënyrë që të përmbushë qëllimet e saj, Qendra do të zhvillojë veprimtaritë e mëposhtme:
Themelimi i një fondi biblioteke me literaturë për të gjitha nivelet arsimore, dhe ofrimi i asistencës studentëve për të rritur performancën e tyre akademike si dhe për të aplikuar për trajnime, bursa studimi, kualifikime pasuniversitare, stazhe pune, punë etj.,
Hartimi dhe zbatimi i programeve edukuese në fushën e shkencës, teknologjisë, edukimit fizik, gjuhëve të huaja, etj. Qëllimi është të avancojë studimet dhe kërkimet në edukim si dhe promovon shkëmbimin e njohurive dhe bashkëpunimin në fushat edukimit përkatës.
Ndërgjegjësim dhe ngritja e kapaciteteve rinore në fushën e arsimit, punësimit, kulturës, shkencës etj.
Nxitja e pjesëmarrjes së të rinjve në jetën publike dhe angazhimi i tyre në proceset integruese e demokratike vendimmarrëse në vend,
Rritja e ndërveprimit dhe shkëmbimit kulturor si dhe nxitja e marrëdhënieve miqësore dhe dashamirëse midis grupeve të ndryshme minoritare kombëtare në Shqipëri dhe jashtë saj nëpërmjet organizimit të aktiviteteve interaktive rinore: trajnime, kampe verore, shkëmbime brenda dhe jashtë Shqipërisë etj.
Aktivitete dhe kurse në fushën e shkencve dhe teknologjisë, specifikisht programimit duke integruar të gjitha temat e STEAM për të rritur aftësitë digjitale të të rinjve.
Trajnime dhe kurse në gjuhët e huaja me qëllim përgatitjen e të rinjve dhe rritjen e mundësive të punësimit.
Zhvillimi i kampeve (veror, dimëror, etj), aktiviteteve pas shkollore (after school).
Zhvillimi i simpoziumeve, seminareve, konferencave si dhe realizimi i botimeve shkencore.
Aplikime dhe përfshirje në projekte kombëtare dhe ndërkombëtare;
Të punësojë stafin e nevojshëm për veprimtarinë e Qendrës – ku mund të marrin pjesë qytetarë të Republikës së Shqipërisë dhe / ose vendeve të tjera – dhe të përcaktojë nivelin dhe kushtet e pagesës dhe kushtet kontraktuale, në përputhje me legjislacionin e Republikës së Shqipërisë;
Të lidhet me organizata ndërkombëtare, të vendosë marrëdhënie bashkëpunimi në fusha të ndryshme me këto organizata;
Çdo veprimatari tjetër që i njihet si e drejtë nga legjislacioni në fuqi.
Prorami i shkëmbimit mes ojf-ve.

Përfaqësuese e Lunah-qendër Edukimi në Codeweek.
Në Shtator 2023 u realizua eventi i Codeweek me Leading teachers, Ambasadore dhe EU Coordinatorë të vendeve të ndryshme. Në këtë takim, Shqipëria u përfaqësua nga Leading teacher Aida Lumshi dhe Dentila Garipi, duke e bërë vendin tonë një nga vendet me qasje të barabartë në edukim. Me një plan në të ardhmen për të realizuar aktivitete të cilat kanë në fokus codimin, Lunah Qendër Edukimi ka nisur hartimin dhe bashkëpunimin e saj në realizimin e aktiviteteve të saj.



