“Tinguj shprese”, projekti më i ri i qendrës LUNAH.

Projekti “Tinguj shprese”, erdhi dhe po merr jete si një shembull frymëzues i solidaritetit dhe ndihmës për fëmijët në nevojë. Është jashtëzakonisht emocionuese të shohim që iniciativa e “LUNAH-QENER EDUKIMI” OJF, me mbeshtetjen e Credins Foundation nepermjet platformes Smile.al, po sjell kënaqësi dhe shpresë për fëmijët e Pediatrisë ne qytetin e Durresit.
Aktivitetet që janë pjesë e këtij projekti, si Art & Craft, STEAM, kërcim, kinema dhe shumë të tjera, sigurojnë një ambient të gëzueshëm dhe frymëzues për fëmijët në kohën e tyre të vështirë. Kjo demonstron fuqinë e artit, muzikës dhe aktiviteteve kreative në përmirësimin e shëndetit dhe mirëqenies së ketyre fëmijëve.
Falenderojmë nga zemra të gjithë dhuruesit që kanë kontribuar për të mundësuar realizimin e kësaj nisme! Dhurimet e tyre do të shkojne per një qëllim të rëndësishëm dhe të dobishëm për fëmijët e sëmurë.

Credins Foundation
smile.al

Leave a comment